2 persona janë arrestuar dhe një i tretë është shpallur në kërkim në një operacion të zhvilluar ditën e sotme nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 1 në fshatin Kllojkë. Të arrestuarit janë Xhelal Biraçi, 78 – vjeç dhe Shahe Biraçi, 41  – vjeçe, të banues në Tiranë.

Ndërsa në kërkim është shpallur G. Biraçi, 41 – vjeç.

Sipas policisë, kapja e personave në fjalë u bë pas informacionit të marrë se në banesën e tyre kishte municione luftarake. Nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, policia gjeti 3 armë zjarri automatik, model 56, 1 armë zjarri automatik model 54 (sharrs), 2 armë zjarri pushkë, model 63.

Efektivët e kryeqytetit gjetën gjithashtu një sasi kanabis me peshë rreth 80 kg, si dhe një peshore elektronike që shërbente për peshimin e kësaj bime./tvklan.al