Reali Madridit arriti një tjetër fitore nën drejtimin e Zinedine Zidane. Skuadra madrilene mundi me rezultatin 4 – 2  Atletik Bilbaon në takimin e zhvilluar pasditen e së shtunës në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Reali është ngjitur në vendin e dytë në pritje të takimeve që do të luajnë Barcelona dhe Barcelona të dielën.

Në sfidën me Bilbaon spikati Cristiano Ronaldo autor i dy golave. Shënuesit e tjerë ishin Rodrigez dhe Kros.

Në këtë sfidë ekipi i Zidanit tregoi vlerat në sulm, por edhe probleme në mbrojtje.

Tv Klan