Thuhet se formacioni fitues nuk ndryshon, por kjo nuk ndodh për çdo trajner dhe përballë të gjithë kubndërshtarëve. Christian Panucci edhe për këtë takim ka deklaruar se do të tentojë ta fitojë.

“Do ta provojmë dhe e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshtari të plagosur, pasi ka humbur me Belgjikën në miqësore, por ambienti është i vështirë. Sigurisht që nuk hyjmë në fushë për 1 pikë, por për të fituar”.

Ndoshta për këtë arsye, duke iu përshtatur kundërshtarit si dhe psikologjisë së një skuadre që vjen pas disa rezultateve negative, vendosi që në formacionin titullar forcojë mbrojtjen. Strakosha në portë do të ketë përpara në mbrojtje katërshen Hysaj, Veseli, Gjimshiti dhe Binaku.

Përpara tyre do të vendoset Sabien Lilaj, si lidhës me repartin e mesfushës që do të përbëhet nga Gavazaj, Xhaka dhe Memushaj. Në sulm njëri pas tjetrit pritet të vendosen Emanuele Ndoj, që më së shumti luan në qendër të mesfushës, por që këtë ndeshje duket se do të përdoret për të dhënë pasin e fundit në mënyrë që Balaj, si sulmues i vetëm, të finalizojë me sukses.

Tv Klan