Nepal

Numri i viktimave, si pasojë e tërmetit më të rëndë në këto 80 vitet e fundit në Nepal, vazhdon të rritet. Deri tani numërohen rreth 2500 të vdekur dhe 6000 të plagosur.

Qindra persona janë mbledhur në periferi të kryeqytetit për të djegur trupat e viktimave.

Misione shpëtimi dhe ndihma mbërritën në Nepal. Janë 6.6 milionë njerëz të prekur dhe ende në panik, që shtohet edhe nga lëkundjet e tjera, që pasuan tërmetin. Më e forta e rregjistruar ishte 6.7 ballë e shkallës Rihter, me epiqendër 60 km në lindje të Katmandusë, kryeqytetit të Nepalit.

Dridhje të forta toke u ndjenë edhe në Indi dhe Bangladesh. Spitalit dhe ambulancat janë të tejmbushur me të plagosur. Qeveria nepaleze shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe urdheroi mbylljen e shkollave për një javë.

Media lokale raportoi për një ortek gjigand, që ndodhi të shtunën, pas termetit, në një fshat në veri te Katmandusë. Të paktën 22 alpiniste kanë humbur jetën dhe mbi 200 persona konsiderohen të humbur. Mes alpinistëve që gjetën vdekjen, është edhe bashkëthemeluesi i Google Adventure, Dan Fredinburg.

SHBA, Britania e Madhe, Bashkimi Europian, Kina, Pakistani dhe organizata kanë ofruar ndihmë. Tërmeti i fuqishëm prej 7.8 ballësh i shkallës Rihter që goditi vendin të shtunën e kishte epiqendrën mes Katmandusë, kryeqytetit të Nepalit dhe qytetit Pokhara.

Viktima u rregjistruan edhe në Indi, Bangladesh dhe në rajonin kinez të Tibetit. Ky është tërmeti më i rëndë në Nepal, prej vitit 1934, ku humbën jetën 8500 persona.

Tv Klan