Një avion IL – 18 që i përkiste Ministrisë së Mbrotjes ruse u rrëzua ditën e sotme në Siberi, duke lënë të plagosur 38 persona.

Ministria e Mbrojtjes korrigjoi raportimet e orëve të para të mëngjesit, se nga rrëzimi i avionit kishte humbur jetën të paktën

27 persona

dhe theksoi se të 39 pasagjerët kishin mbijetuar.

Ria Novosti raportoi se 38 persona u dërguan në spital, 4 prej të cilëve në gjendje kritike. Nuk është e qartë gjendja shëndetësore e pasagjerit të fundit.

avioni-2

Në momentin e rrëzimit të avionit pranë Tiksi, në lindje të Rusisë, kushtet atmosferike në zonë mësohet se ishin tepër të këqija./tvklan.al