Tom Doshi me anë të avokatit të tij ka kërkuar në Gjykatën e Lartë  vendimin e prokurorisë për dërgimin e çështjes në gjyq, çështje ku ai akuzohet për kallëzim të rremë së bashku me Mark Frrokun dhe Durim Bamin. Sipas pretendimeve të Doshit, Durim Bami ishte paguar nga Ilir Meta për ta eliminuar.

Këtë gjë atij ia kishte thënë ish-deputeti Mark Frroku. Ndërkohë Bami dhe Frroku kanë kërkuar veçimin e gjykimit për ta. Sipas avokatëve të tyre ata nuk janë subjekt i gjykatës së lartë dhe duhet të gjykohet nga shkalla e parë. Për këto kërkesa togat e zeza do të shprehen në datën 7 prill.

Tv Klan