Për herë të parë pas krizës së krijuar për shkak të dekreteve të presidentit për 5 anëtarë të Gjykatës së Lartë. Kreut të Republikës dhe kryeparlamentares Topalli ju është dashur të qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, madje dhe të trokasin gotat.

Dekorimi nga Presidenti i Republikës, i kryetarit të Grupit të Miqësisë Austri-Shqipëri propozuar nga Kryetarja e Parlamentit i ka detyruar të jenë të pranishëm në të njëjtën ceremoni dy ish-nënkryetarët e PD, duke reflektuar gjatë përshëndetjes dhe krisjen në marrëdhënien e tyre.

Ndërkaq Grupi i Miqësisë Austri-Shqipëri në përbërje të cilit janë parlamentarë të Parlamentit austriak, gjatë vizitës së tyre në vendin tonë, janë pritur në një takim përveç presidentit dhe kryeparlamentares Topalli dhe nga kryeministri Sali Berisha. Gjatë këtyre takimeve Grupi i Miqësisë Austri-Shqipëri, është njohur nga personalitetet shqiptare me zhvillimet më të fundit politike, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator: Metlin Kepi