Kur në Angli tashmë po bie temperatura e merkatos së verës dhe kampionati ka nisur, më në fund një prej klubeve pretendente për titull, të paktën në sezonin e shkuar, ka bërë blerjen e parë.

Tottenham Hotspur ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Ajax, Davinson Sánchez.

Tottenham ka paguar një shifër rekord për këtë klub, 40 milionë euro për 21-vjecarin që ka luajtur vetëm një sezon me gjigandët holandezë.

Ai do të jetë në skuadrën londineze deri në 2023.  Vetë futbollisti e ka parë këtë lëvizje si një hap të rëndësishëm për karrierën e tij, ndërsa klubi Ajax e ka falenderuar me anë të një videoje në kanalin zyrtar në YouTube, duke i uruar suksese tek Tottenham./Tv Klan