Vrasje-FierKishim dëgjuar që babai nuk bie dakort me fejesën e vajzës, po që xhaxhai të vrasë plot 5 anëtarë të familjes, se nuk bie dakort me fejesën e mbesës, kjo nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë.

Valbona Daci – Gazetare: “Rreth orës 8 të mëngjesit Bajram Vrapi ka dalë nga banesa e tij dhe ka shkuar pak metra më larg, në banesën e vëllait, Xhelal Vrapit, duke e vrarë me armë gjahu, atë dhe vëllain tjetër, kunatën dhe mbesën 17- vjeçare.”

I frikësuar nga braktisja, bëri masakër ditën që po fejohej mbesa 17- vjeçe.

Merushe Vrapi, viktimë në vrasjen e pesëfishtë jetonte në shtëpinë e autorit të krimit Bajram Vrapin, të cilin e kishte xhaxha.

Bashkë me minorenen u vranë edhe prindërit e saj, Xhemal e Drita Vrapi 79 dhe 60- vjeçe, xhaxhai tjetër Besim Vrapi 43- vjeç që ndodhej në shtëpinë e tyre për përgatitjen e ceremonisë së fejesës.

Autori nuk ka folur asnjë fjalë,  hyri brenda dhe i qëlloi njëri pas tjetrit.

Në fillim vrau dy vëllezërit e tij, më pas kunatën dhe në fund mbesën

Gjysmë orë pas krimit, autori i masakrës me armë në dore, trokiti në shtëpinë e fqinjit të tij Samet Toskës.

Pak minuta bisedë me të me prezencën e policisë mori vendimin për vetëvrasje.

Samet Toska – Fqinj: “Telefonoi dy-tre veta, asnjëri nuk i tha diçka, donte të fliste vetëm me çupën për herë të fundit. Në momentin që erdhi policia, unë i thashë; sillu si njeri, jepja armën. Jo më tha, se bëj unë atë gjë, do vras veten. E kishte vendosur që do të vriste veten. E vuri në gurmas armën dhe e shkrepi vetë.”

Banorët në fshatin Suk dinë më tepër nga çfarë tregojnë.

Ata ishin në dijeni të faktit që 73- vjeçari kundërshtonte fejesën e mbesës së tij në Ballsh.

Por pse ishte kundër askush nuk mund të thotë dhe pse mësohet që Vrapi nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm me krushqinë e re.

Njeriu që foli minutat e fundit me autorin, ka një version të tij për ngjarjen.

Samet Toska – Fqinj: “Ai tha; i vrava për arsyen se silleshin keq me mua. Ai ishte i fryrë nga jeta e tij, nga mosrespektimi i familjes së tij, në daç nga vëllezërit, nga fëmija, nga gruaja.”

Tv Klan