celine rene daniel

Një tjetër tragjedi ka prekur sot këngëtaren e njohur Celine Dion. Vetëm pas dy ditësh pas humbjes së bashkëshortit, Rene Angelil, ajo ka humbur një tjetër anëtar të familjes, vëllain e saj Daniel, 59 vjeç, që vitesh luftonte me sëmundjen kancerit.

“Celine është në Las Vegas së bashku me fëmijët, duke u marrë me funeralit e bashkëshortit. Është një periudhë zie për të”, ka thënë një burim për revistën People, duke lënë të kuptoj që këngëtarja nuk do të jetë pranë familjes ne Kanada, për t’i dhënë lamtumirën e fundit të vëllait.

Celine Dion është më e vogla në familjen e saj prej 14 fëmijësh./tvklan.al