tuneliBanorë dhe punonjës të hidrocentralit të Qafë Mollës, në Mirditë protestuan paraditen e sotme, kundër mungesës së kushteve të sigurisë.

Protesta vjen pas tragjedisë që ndodhi 2 ditë më parë, ku nga shembja e një tuneli humbën jetën 3 punëtorë.

Pavarësisht protestës, përfaqësuesit e firmës turke që kryen punimet në këtë hidrocentral, janë larguar pa dhënë sqarime.

Inspektoriati Shtetëror i Punës bëri të ditur se humbja e tre punonjësve në thellësinë 1500 m, ishte aksidentale dhe nuk kishte lidhje me mungesën e kushteve të sigurisë.

Por punonjësit këmbëngulin se në këtë hidrocentral punohet pa asnjë masë sigurie.

Tv Klan