Një vajzë e re ka pësuar dëmtime të rënda që e bëjnë të duket si zombie, pas një injeksioni që iu dha për të trajtuar ulçerën e gojës.

Orathai Chaiarmart ndodhej e shtruar në një klinikë në Udon Thanai, në veri të Tailandës, pasi u diagnostikua me ulçera apthous.

Por Orathai u tmerrua kur zhvilloi një reaksion alergjik ndaj trajtimit që çoi në skuqje dhe dëmtim të rëndë të lëkurës, në fytyrë e trup.

Asaj i ranë flokët ndërsa plagët rrezikojnë që ta lenë të shpërfytyruar përjetë.

Sipas të përditshmes “The Sun” e reja shprehet se ky reaksion alergjik i ka shkatërruar jetën.

“Kur vizitova mjekun mendova se kisha një ulçer të thjeshtë dhe ai tha se një injeksion do të pastronte gjithçka… të nesërmen lëkura dhe flokët nisin të më binin”

, rrëfen Orathai, ndërsa shton: “

Jeta ime ka ndaluar dhe nuk mund të jem më një vajzë normale, të bëj gjëra normale. Megjithatë mbetem me shpresën se një ditë do të shërohem”.

/tvklan.al