killer3

Mayra Rosales u bë e famshme në vitin 2008, pasi deklaroi se kishte shtypur e për pasojë vrarë nipin e saj 2 – vjeçar.

Ndonëse bëhej fjalë për një gënjeshtër, në internet kjo grua e cila peshonte 450 kilogramë, u kthye në një fenomen e njohur ndryshe si “vrasësja gjysmë – tonëshe”.

Por pasi u shpall e pafajshme nga gjykata për akuzën e vrasjes, Mayra kuptoi se ishte e burgosur brenda trupit të saj dhe vendosi që të ndërmarrë një hap që do t’i ndryshonte jetën.

killer1

Që prej asaj kohë kjo grua ka humbur plot 362 kilogramë.

Duke folur për rrjetin amerikan ABC Mayra u shpreh: “Po vdisja, nuk e di nëse i keni parë fotot e mia, por mund ta dalloje në fytyrën time. Kisha hequr dorë nga jeta”.

killer2

Deri më tani, ajo ka ndërmarrë 11 ndërhyrje, falë të cilave ka humbur plot 362 kilogramë.

tvklan.al