Një sasi lënde narkotike është sekuestruar nga policia në aksin Korçë-Voskop.

Droga po transportohej me automjet. Gazetarja e Klan News në Korçë, Daniela Zisi, ka mësuar nga burimet se janë sekuestruar 10 kg kanabis.

Drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer janë ndaluar nga policia.

/tvklan.al