Një 38-vjeçar shqiptar është prangosur nga policia greke teksa po transportonte një sasi droge. Sipas mediave greke, shqiptari po udhëtonte me autobus drejt qytetit Ptolemaida dhe në çantë kishte fshehur 4 kg kanabis.

Sapo zbriti në stacion, aty e prisnin oficerët e policisë, të cilët kishin marrë informacion në rrugë operative.

Droga ishte mbështjellë me letër natriban, ndërsa autoritetet po hetojnë për persona të tjerë të përfshirë dhe për destinacionin e kanabisit. Për këto do të merret në pyetje shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

/tvklan.al