Tre gra janë infektuar në SHBA me HIV nga trajtimet estetike me plazëm. Ndërkohë që 59 të tjera janë të ekspozuara ndaj rrezikut të jenë të prekura, por priten pergjigjet e analizave. Situata është verifikuar në një në New Mexico, në të ashtuquajturat trajtime “Vampire Facial”, mjaft të përhapura në SHBA prej vitesh tashmë, por edhe nëpërmjet injektimeve me botox. Trajtimi konsiston në mikro-injeksione me plazëm në fytyrë për të përmirësuar texturën e rënë.

Këto janë rastet e para të verifikuara dhe faktuara të transmetimit të virusit HIV pas procedurave kozmetike dhe substancave që injektohen në lëkurë.

Hetimet nga autoritetet nisën në vitin 2018 pas rastit të një gruaje, e cila pas trajtimit rezultoi pozitive. Departamenti i Shëndetësisë identifikoi më pas në laboratorët e qendrës estetike prova të disa praktikave që mund të bëheshin burim infeksioni nëpërmjet gjakut.

Aktualisht qendra estetike është mbyllur dhe autoritetet kanë ofruar analizat falas për virusin HIV për të gjitha klientet dhe ish-klientet.

Klan News