Tre shqiptarë të Kosovës janë arrestuar nga policia greke në Pogonpër hyrje të paligjshme në vend dhe falsifikim të dokumenteve.

Sipas mediave greke, të arrestuarit janë dy burra të moshës 35 dhe 22 vjeç dhe një grua 39-vjeçare.

Kosovarët janë arrestuar për falsifikim të dokumenteve. Sipas hetuesve, kosovarët kishin falsifikuar dokumente bullgare për të hyrë në shtetin grek. Atyre ju sekuestruan 3 pasaporta, 3 karta identiteti dhe dy patenta të gjitha bullgare.

Ata janë dërguar në komisariatin e Policisë së Pogonit dhe do të merren në pyetje. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin  e tre kosovarëve të arrestuar.

/tvklan.al