Italia është goditur nga tre tërmete të njëpasnjëshme paraditen e sotme. Mediat italiane shkruajnë se lëkundjet sizmike u ndjenë pranë Brescia.

Tërmeti i parë u regjistrua në zonën e Tignale rreth orës 11:15 me magnitudë 3.4 në një thellësi prej 3 kilometra.

Ndërsa dy tërmetet  e tjerë që pasuan ishin 2.2 dhe 2.3 ballë me epiqendër në zonën e Gargnano. Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.

Disa muaj më parë, Italia u godit nga një tërmet i fortë që shkaktoi disa të vdekur e të plagosur, ndërsa shumë ndërtesa të vjetra u shembën.

/tvklan.al