U largua nga vendi i ngjarjes me një makinë me qira

Personi që shihni në këto pamje, është identifikuar nga Policia e Durrësit si Florin Llana, autor i dyshuar i vendosjes së sasisë së tritolit në banesën e Ilir Koçiljas, ngjarje e regjistruar në 26 Shkurt të këtij viti. Ai është shpallur në kërkim nga hetuesit që thonë se e kanë identifikuar atë nëpërmjet ndjekjes së itinerarit të tij të lëvizjes pas shpërthimit që dëmtoi banesën.

Kamerat e sigurisë në zonë, e fiksuan të riun teksa lëviz i qetë, vetëm me një kapele në kokë, por pa maskuar fytyrën. Llana pasi ka vendosur sasinë e tritolit në banesën e Koçiljas në lagjen numër 3 në Durrës është largua nga vendi i ngjarjes me një makinë me qira për në lagjen numër 6, që ka ndihmuar hetuesit në identifikimin e tij.

Në një njoftim zyrtar, Policia thotë se Florin Llana është i skeduar dhe i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale. Shkak për vendosjen e sasisë së tritolit në banesën e Koçiljas, hetuesit dyshojnë të jetë bërë vrasja me thikë që ai kreu në 14 Shkurt të fqinjit të tij, pasi në murin e shtëpisë së tij u gjet edhe parulla “Endacaku Vrasës”.

Tv Klan