Greqi-Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin grek. Shpërthimi ndodhi në një librari, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në makinat e parkuara pranë vendngjarjes. Referuar mediave greke, nuk ka asnjë person të lënduar.

Policia dyshon se mund të ketë një pako të dytë shpërthyese. Në orën 22:22 sipas orës lokale, në redaksinë e një gazete u njoftua me telefon se do të ndodhte një shpërthim dhe madje u theksua se nuk ishte alarm fals.

Shpërthimi ndodhi në të njëjtën librari e cila ishte sulmuar me molotov në vitin 2008. Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende. Sa u përket autorëve, autoritetet greke nuk kanë asnjë të dhënë./

tvklan.al

Burimi: Protothema