Portieri dhe kapiteni i ekipit të Partizanit, Alban Hoxha, është ndalur nga policia e Tiranës pasi është kapur në drejtimin e një mjeti teksa kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se portieri 31 vjeç u arrestua në flagrancë në zonën e Maminasit në drejtimin e një autobusi nën efektin e alkoolit.

Hoxha mbahet aktualisht në Komisariatin Nr. 1  dhe pritet që këtë të hënë të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.

Tv Klan