Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, i dërgoi një mesazh falënderimi krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si përgjigje për urimin e zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, presidenti Bujar Nishani lajmëroi mesazhin falënderues të Tramp, ku nënvizohet se presidenti amerikan vlerëson së tepërmi mendimin, mbështetjen dhe inkurajimin e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi rrjetet sociale për të publikuar mesazhin e Shefit të Shtëpisë së Bardhë, ku ai thekson se dy vendet tona kanë përpara sfida të cilat ai është i bindur se do t’i kapërcejnë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin.

Tv Klan