Donald Trump ka dalë në mbështetje të dhëndrit të tij Jared Kushner, pas raporteve se Këshilltari i tij i lartë u përpoq të ngrinte një linjë sekrete komunikimi me Moskën. Në një deklaratë dhënë

New York Times

, Trump vlerësoi “punën e madhe” që po bën Kushner, pa ju referuar drejtpërdrejt akuzave ndaj dhëndrit të tij.

“Jared po bën një punë të madhe për vendin. Kam besim të plotë tek ai,”

tha ai në deklaratën për

New York Times.

New York Times

dhe

Washington Post

pretendojnë se Kushner diskutoi krijimin e një linje sekrete komunikimi me Ambasadorin Rus, Dhjetorin e kaluar. Të dhënat e dy mediave amerikane thonë se Këshilltari i lartë i Trump kërkoi të përdorte pajisje ruse për të shmangur përgjimin e SHBA – ve gjatë bisedave me Moskën.

Raportohet se ai ka kërkuar të bëjë këtë hap përpara se Trump të merrte Presidencën, pra në kohën kur ishte një qytetar i thjeshtë. Pretendimet erdhën pasi Kushner u tha të jetë nën vezhgim si pjesë e hetimit të FBI – së për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e 2016 – ës.

Hetuesit amerikanë besojnë se Jared Kushner ka informata të rëndësishme për hetimin e FBI – së, por që jo domosdoshmërisht dyshohet për një krim.

Tv Klan