E para intervistë për mediat europiane “The Times” dhe “Bild” e presidentit të zgjedhur amerikan, sjell pikëpamje më të qarta lidhur me politikat që Donald Trump pritet të ndjekë pas inagurimit si presidenti i 45-te i SHBA-ve. Duke mbajtur të njëjtin qëndrim për NATO-n, Trump përsëriti se  Aleanca është e tejkaluar, por shtoi se ende mbetej shumë e rëndësishme.

Mora shumë komente kur thashë që NATO është e tejkaluar. Është e vjetruar sepse nuk po merrej me terrorin. Pata shumë reagime për dy ditë dhe pastaj nisën të thoshin Trump ka të drejtë. Shumë nga këto vende nuk po paguajnë aq sa duhet të paguajnë gjë që mendoj është shumë e padrejtë ndaj SHBA-ve. Thënë këto, NATO është shumë e rëndësishme për mua

.

Trump tha se sapo te marre drejtimin e zyrës ovale ai do t’i ofroje Britanisë një marrëveshje tregtare në mënyre që Brexit te jete “diçka e madhe”.

 “

Mendoj se BREXIT është një gjë fantastike. Komentet që mora ishin të pabesueshme, dhe thjesht sepse njerëzit nuk duan të kenë njerëz të tjerë që hyjnë brenda vendit të tyre dhe e shkatërrojnë atë. Mendoj se Britania u tregua shumë e zgjuar që doli jashtë. Ajo që parashikoj unë është se edhe vende te tjera do ta ndjekin Britaninë duke lene Bashkimin Europian, i cili është dëmtuar thellësisht nga kriza e emigranteve

”.

Trump tha se Bashkimi Europian është bërë një “levë” e Gjermanisë duke thumbuar edhe kancelaren Merkel për të cilën tha se ka bërë një gabim katastrofik duke pranuar 1 milion emigrantë që nuk dihet se nga vijnë në vendin e saj.

Lidhur me marrëdhëniet me Rusinë, Trump sqaroi se do t’i propozojë Kremlinit një marrëveshje të re. SHBA do të heqin dorë nga sanksionet ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë në këmbim të një marrëveshjeje mbi reduktimin e armëve bërthamore.

Tv Klan