Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka folur rreth vizitës së tij në Francë për “Ditën e Bastijës”.

Në një intervistë për “New York Times”, Trump tha se presidentit francez Emmanuel Macron i pëlqente që ta mbante nga dora.

“Macron është një djalë i mirë, i zgjuar, i fortë. I pëlqen që të më mbajë nga dora. Të tjerët nuk e kuptojnë se deri në çfarë mase i pëlqen që të mbajë dorën. Kjo është gjë e mirë. Me të vërtetë. Ai është njeri i mirë. Është tip i vështirë, por dëgjon. Besoj se do të jetë një super President për Francën. Megjithatë i pëlqen që të më mbajë nga dora”, tha presidenti amerikan.

Donald Trump u ftua nga homologu francez të merrte pjesë në festimet e 14 Korrikut në Paris. Ai tha se u befasua nga kur mori ftesën, pas vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës e nënshkruar në Paris.

/tvklan.al