Ndryshe nga të gjithë liderët e tjerë botërorë, presidenti amerikan, Donald Trump priti disa ditë përpara se të përgëzonte kancelaren gjermane Angela Merkel për mandatin e saj të katërt. Të enjten në mbrëmje, Trump dhe Merkel zhvilluan një bisede telefonike ku presidenti i shprehu mbështetjen e tij.

Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë citonte presidentin të ketë nënvizuar lidhjet e thella mes dy vendeve, si dhe angazhimin e Washingtonit ndaj aleancës së gjatë dhe të fortë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Merkel diskutuan marrëveshjen bërthamore të Iranit, si dhe denuklearizimin e gadishullit Korean.

Por ndryshe nga çfarë thotë Shtëpia e Bardhë, deklarata u pa nga analistët politike, si konfirmim i marrëdhënieve të ndërlikuara mes SHBA-së dhe Gjermanisë.

Fushata e Kancelares Merkel u shoqërua edhe me kritika në emër të presidentit Trump. Presidenti amerikan gjithashtu nuk i ka kursyer verejtjet e tij për Gjermaninë. Ai shpesh ka akuzuar Gjermaninë se nuk shpenzon sa duhet për mbrojtjen dhe se për Europën ajo është një “suficit masiv tregtar”.

Analistët mendojnë se marrëdhënia mes dy vendeve nuk do të ndryshojë ndjeshëm edhe përgjatë mandatit të katërt të Merkelit.

Tv Klan