CNN/ Donald Trump do të jetë Presidenti i 45 –të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një fitore historike e republikanit që shënon një ndryshim të politikës së Washingtonit.

Manjatit të pasurive të patundshme dhe ish yll – i reality i duhej thuajse një fushatë perfekte për të fituar shtetet e pavendosura dhe ai ia doli, fitoi Ohio, Karolinën e Veriut dhe Floridan.

Republikani rrëmbeu fitoren ndaj Hillary Clinton, duke triumfuar pas një fushate që në mënyrë të vazhdueshme tronditi bisedat politike.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Clinton u dorëzua.

Duke folur si fitimtar nga New York, Trump u shpreh me dhembshuri kundrejt Clinton dhe bëri thirrje për bashkim.

“I detyrohemi Clinton shumë mirënjohje për shërmbimet e saj ndaj vendit tonë”,

tha Trump,

“është momenti që të bëhemi bashkë si një popull i bashkuar”.

Më tej Presidenti i ri shtoi:

“I premtoj çdo qytetari në tokën tonë se do të jem president për të gjithë amerikanët”.

Trump fitoi me 289 vota elektorale, krahasuar me 218 që mori Clinton.

Mbështetësit e Trump përqafuan mënyrën e tij të egër e të shprehurit, sulmet politike dhe zotimin për të shtypur, atë që ditët e fundit të fushtës së tij, ai e konsideroi si të korruptuar, elita globale e mishëruar nga Clintons, për të cilët tha se kanë konspiruar për të mbajtur të shtypur amerikanët punëtorë.

Koalicioni fitues i Trump i përbërë kryesisht nga të bardhët, votues të klasës punëtore, sugjeron një dëshirë të dëshpëruar për ndryshim dhe zhgënjim nga e gjithë gjenerata e lidërve politikë dhe ekonomikë dhe në vetvete vetë sistemin politik.

Tashmë, Trump përballet me detyrën për të bashkuar një komb të traumatizuar nga fushata më e shëmtuar në historinë e njërëzimit dhe të ndarjeve politike të rënduara nga vetë retorika e tij shpërthyese, shpesh mbi çështje delikate kombëtare si rraca e gjinia.

Trump do të jetë Presidenti i parë në Shtëpinë e Bardhë pa eksperiencë politike, diplomatike, ushtarake apo ekzekutive. Fitorja e tij do të shkaktojë tronditje në mbarë botën duke marrë parasysh njohjen e paktë të politikës së jashtme, mjergullnajën sa i përket doktrinës bërthmore, zotimin për të zvogëluar numrin e emigratëve myslimanë dhe përbuzjen për aleancat amerikane, që kanë qenë themeli i politikës së Jashtme, të post Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka premtuar për të rinegociuar ose anuluar marrëveshje të tilla si NAFTA dhe ta etiketojë monedhën e Kinës si risk manipulimi, duke shkaktuar një shok të menjëhershëm ekonomik në mbarë globin.

Tregjet globale nisën menjëherë tronditjet e para, që në orët e vona të së martës.

70 – vjeçari Trump do të jetë presidenti më i madh në moshë që betohet për një mandat të parë dhe do të marrë në dorë drejtimin e një vendi të ndarë për shkak të vetë fushatës së tij.

Fitorja e tij u ndërtua me një zemëratë të madhe kundrejt politikave të Washingtonit, që ashtu si dhe votuesit e tij ndihen viktimë e një ekonomie të globalizuar, që çoi në humbjen e miliona vendeve pune.

Fitorja e Trump i jep fund krusadës së Clinton për t’u bërë gruaja e parë që merrte drejtimin e vendit në historinë e Amerikës. Ky është një kapitull poshtërues në jetën e gjatë politike të Clinton dhe bashkëshortit të saj, ish – Presidenti Bill Clinton./tvklan.al