Presidenti Trump vendosi të largojë nga detyra shefin e FBI James Comey duke rindezur polemikat me kritikët e tij në Washington. Trump veproi pas këshillimit me Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions, i cili kritikoi mënyrën se si Comey menaxhoi hetimin e rastit të e-maileve të Hillari Clintonit.

Sipas Trump, “Comey nuk është në gjendje të drejtojë në mënyre efektive Byrone Federale te Hetimit”. Masa erdhi pasi Comey dha informacione te pasakta ne lidhje me e-mailet e Hillary Clinton ne Kongres, javen e kaluar.

Menjëherë pas lajmit, demokratet në Senat ngritën shqetësimin se shkarkimi i James Comey-t erdhi për shkak të hetimit të FBI-së për influencën Ruse ne zgjedhjen e Trump. Mediat në SHBA shkruajnë se ky shkarkim është i ngjashëm me atë të hetuesit special të skandalit “Watergate”, nga presidenti Riçard Nikson.

Por Tramp gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se Comey u largua thjesht sepse nuk po bënte mirë punën e tij.

Nga ana tjetër Lavrov në takimin me homologun e tij Tillerson, i pyetur nga gazetarët për shkarkimin e shefit të FBI-së, e kaloi me një batutë.

James Comey u largua nga FBI pas 3 vjet e gjysmë në detyrë. Mandati i tij ishte 10 vjet.

Tv Klan