Vizita e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump, në Britaninë e Madhe është shtyrë me qëllim shmangien e protestave.

“The Sun” thotë se vendimi është marrë nga kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe vete Presidenti Trump.

Gazeta thotë se politikanët britanikë shpresojnë që njerëzit të harrojnë politikat kontraversale të Trumpit në kohën që ai do të arrijë në vend.

Gjatë muajit Janar kur vizitoi Uashingtonin si liderja e parë e huaj pas inaugurimit të Trump, May e ftoi Presidentin amerikan të vizitojë Britaninë. Kjo u prit me protesta si në publik ashtu edhe në parlamentin britanik, dhe Trump duket se është shqetësuar nga ndonjë pritje e ftohtë apo vënie në siklet nëse e zhvillon vizitën në muajin Qershor, siç ishte planifikuar.

Për këtë arsye, vizita është shtyrë për me 5 tetor, sipas “The Sun”.

Deri në atë kohë ata shpresojnë se protestat ndaj vendimit të Trump për ndalimin e myslimanëve dhe vendimeve të tjerë kontraversialë do të jenë shuar dhe vizita do të jetë më pak e sikletshme.

Zyrtarët po ashtu kanë menduar që vizita që do të zhvillohet nga 5 deri më 8 Tetor (e enjte deri të dielë) të përkojë me kohën që deputetët janë me pushime dhe kësthtu shmanget çdo ngjarje e pakëndshme në parlament./tvklan.al