Ai arriti të korrte një fitore dërrmuese dhe dominuese në Michigan, Misuri dhe Idaho duke lënë pas Nikki Haley

Donald Trump fitoi një sërë garash presidenciale republikane, duke u afruar nominimit republikan për t’u bërë kandidati i partisë në zgjedhjet e Nëntorit. Trump sulmoi drejtpërdrejt Biden dhe e fajësoi atë edhe një herë për krizën kufitare se presidenti aktual po inkurajonte qëllimisht emigrantët të kalonin nga Meksika.

“Sjellja e Biden në kufirin tonë është, me çdo përkufizim është një komplot për të përmbysur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E dini, ai flet për demokracinë. Ai është një rrezik për demokracinë. Ata duan të rrëzojnë sistemin amerikan, të anulojnë vullnetin e votuesve aktualë amerikanë dhe të krijojnë një bazë të re pushteti që u jep atyre kontroll.”

Ish-presidenti fitoi zgjedhjet parlamentare në Misuri, Michigan dhe Idaho duke mundur ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley. Në një tubim në Virxhinia para mbështetësve, ai u shpreh se është gati për të kryesuar garën e Nëntorit. Trump kritikoi Haley dhe i bëri thirrje asaj të largohej për të lejuar republikanët të përqëndrohen në zgjedhjet e përgjithshme në Nëntor.

Pothuaj në të gjitha shtetet, Trump fitoi me rreth 98% të votave, ndërsa e quajti atë një “fitore dërrmuese dhe dominuese”. Deri më tani, Trump ka siguruar 247 delegatë republikanë shumë më tepër se Haley. Mediat shkruajnë se Haleyt po i mbaron shpejt koha për të ndryshuar rrjedhën e garës për nominimin e republikanëve.

Ndërkaq, 5 Marsi konsiderohet dita më e madhe e zgjedhjeve paraprake, kur do të votojnë 15 shtete. Me fitoret në Iowa, New Hampshire, Nevada, Ishujt e Virgjër të SHBA-së, Karolinën e Jugut dhe tani në Michigan, Missouri dhe Idaho mbetet kryesori për t’u përballur kokë më kokë me presidentin amerikan Joe Biden në 5 Nëntor.

Një sondazh i New York Times dhe Siena tregon se 48% e votuesve amerikanë do të mbështesin Trump, krahasuar me 43% për presidentin aktual. Ai gjeti gjithashtu nivele të forta pakënaqësie për Biden.

Klan News