turistja-tale

Plazhi i Tales nuk është një zgjedhje e rastësishme për pushuesit.

Hapësira e bregdetit, pastërtia, shërbimi dhe qetësia janë elementët kyç që kanë tërhequr pushuesit e shumtë në këtë sezon veror. Përjashtim nuk bëjnë as të huajt.

Turistja: “Mua më pëlqen shumë pasi ka rërë dhe ujë tejet të pastër, vend të çlirët nga një pushues tek tjetri dhe sigurisht të gjithë këta pushues janë të sjellshëm. Unë mendoj se edhe të tjerë të huaj duhet ta shijojnë këtë zonë turistike kaq të veçantë”. 

Turist: “Ne mendojme se të qëndrosh me pushime në Tale është shumë mirë dhe sigurisht ne po ndjehemi shumë mirë. Udhëtimi nga Italia drejt Tales është paksa i gjatë, por mendoj se ia vlen, pasi plazhet e tjera janë të mbipopulluar dhe sigurisht nuk mund të kenë këto cilësi siç i ka Talja”.

Pushuesit në Tale mendojnë se ketu kanë gjetur një oaz perfekt për t’u relaksuar dhe freskuar në këto ditë me temperatura të larta.

Drejt Tales tashmë ka një fluks pushuesish që sa vjen dhe rritet. Nga një bregdet që shfrytëzohej më së shumti nga banorët e zonës, ky plazh po merr vëmendjen e të huajve.

Ky interesim ka bërë që si njësia vendore ashtu edhe operatorët turistikë të jenë në përshtatshmëri me kërkesat e tyre, rritja e cilësisë së shërbimeve ka shoqëruar këtë verë plazhin e Tales.

Tv Klan