Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare ne bankën e Shqipërisë Erald Themeli analizon gjithë faktorët që ndikuan në këtë përmirësim.

Pavarësisht treguesve pozitiv dhe pritjeve në të njëjtën linjë për të ardhmen, norma bazë e interesit vijoj të mbetet e pandryshuar. Themeli thotë se ky tregues rezultoi i pacënueshëm për ekonominë dhe se e ardhmja varet nga informacioni i ri i stabilitetit të çmimeve.

Banka e Shqipërisë gjykon se inflacioni i çmimeve të konsumit do të vijojë të bjerë dhe se deri në fund të vitit do të luhatet pranë objektivit 3% të këtij institucioni. Ndërkohë goditjet aktuale të ofertës vlerësohen të kenë një natyrë kalimtare.

Tv Klan