Këto janë pamjet e para nga zona kufitare mes Kosovës dhe Serbinë e gjatë 67 km ku ushtarët turq monitorojnë lëvizjet e ushtrisë serbe. 

Ata vijojnë aktivitetet e tyre patrulluese 24/7 në gadishmeri ne këtë rajon malor ku ka mjegull të dendur.

Përkundër motit të vështirë me reshje shiu dhe mjegull, ushtarët turq të KFOR-it kanë ngritur disa pozicione nga ku ruhet kufiri me Serbinë. Komandot janë përgjegjës për në rast tensioni që mund të shfaqet.

Komandanti turk i KFOR-it, Ozkan Ulutaş, tha se ai udhëheq një forcë ushtarake me 28 ​​shtete, të NATO-s, ku kontribuojnë më shumë se 4600 ushtarë.

“Prania ime si gjenerali i parë turk që komandon aktualisht KFOR-in është dëshmi e kontributit të Turqisë në këtë mision. Edhe pse situata është përgjithësisht e qetë, ajo mbetet e brishtë. Për këtë arsye, ne ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet duke përfshirë edhe veriun e Kosovës, përmes patrullimeve të rregullta dhe ndërveprimit me popullatën vendase. Ne jemi të vendosur 100 metra në anën e Kosovës ndërmjet vijës kufitare me Serbinë. Arsyeja pse na është dhënë detyra këtu është për shkak të vetëbesimit të Forcave tona të Armatosura Turke, aftësive të tyre superiore në aspektin e armatimit, pajisjeve dhe personelit.”

Forcat e Armatosura Turke kanë trajnuar forcat e sigurisë së Kosovës duke stimuluar përplasje me serbët lokalë. Ata morën komandën e Forcës së Paqes të NATO-s në Kosovë (KFOR) nga Italia më 10 Tetor 2023 për një mandat njëvjeçar. Turqia vendosi trupa shtesë në Kosovë në qershor të këtij viti në përgjigje të kërkesës së NATO-s pas tensioneve të fundit në veri.

Klan News