tusk

“Europa ka më pak se dy muaj kohë të zgjidhë krizën e emigrantëve dhe të shpëtojë Shengenin”.

Paralajmërimin e fortë, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk e bëri të martën gjatë fjalës së tij përpara eurodeputetëve në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg.

Më 17-18 Mars do të zhvillohet samiti i Këshillit Europian, që do të përqendrohet në krizën më të rëndë të refugjatëve në Europë prej Luftës së Dytë Botërore.

“Të dhënat për periudhën e Krishtlindjes nuk janë aspak inkurajuese”, – tha Tusk. Sipas të dhënave të FRONTEX numri i të ardhurve kalon shifrën 2000 persona në ditë.

“Samiti i Marsit do të jetë mundësia e fundit për të parë nëse po funksionin strategjia jonë”,- tha ai.

Në rast të kundërt pasojat do të jenë serioze, si përshembull kolapsi i sistemit Shengen. Shengen është pezulluar në disa vende si: Danimarkë, Gjermani dhe Suedi që kanë kthyer kontrollet në kufi. E fundit ishte Austria e cila zhvendosi 500 ushtarë në kufirin me Slloveninë për të kontrolluar të gjithë emigrantët që hyjnë në venddhe ngriti një gardh në kufi me Slloveninë, gjë që ndodh për herë të parë mes dy vendeve anëtarë të Shengenit. Edhe autoritetet hungareze janë shprehur të gatshëm të ndërtojnë një gardh me tela në kufirin me Rumani, nesë refugjatët do të përshkojnë këtë rrugë dhe jo atë përmes Kroacisë.

Tv Klan