Emiliano Vila zyrtarisht është futbollist i Skënderbeut.

Mesfushori arriti akordin me drejtuesit e klubit korçar dhe menjëherë është nisur drejt Turqisë, aty ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore.

29-vjeçari e hodhi firmën në kontratë në Antalya me administratorin e klubit, Gerhard Takaj. Kontrata e tij është e vlefshme për 1 vit e gjysmë.

Vila ishte një prej tre lojtarëve që klubi Partizani largoi pak ditë më parë para fillimit të përgatitjeve për pjesën tjetër të sezonit.

Tv Klan