Një filozofe franceze që ka shkruar për rëndësinë e rrezikimit në jetë, është mbytur në përpjekje për të shpëtuar dy fëmijë në një plazh në Rivierën franceze.

Anne Dufourmantelle u fut në det pasi dy fëmijë ishin në vështirësi në plazhin e Pampelonnes, afër St Tropezit, të premten.

Dy fëmijët u shpëtuan më vonë nga vrojtuesit e plazheve. Ata u nxorën në breg të padëmtuar, ndërsa filozofia 53-vjeçare e pajetë.

Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe Ministrja franceze e Kulturës, Françoise Nyssen, e cila tha se Dufourmantelle ishte “një filozofe e madhe që na ndihmoi të jetojmë dhe mendojmë për botën që na rrethon”.

Dëshmitarët okularë thanë se Dufourmantelle ndohej rreth 50 metra larg fëmijëve në momentin që autoritetet ndryshuan flamurin nga portokalli në të kuq, duke paralajmëruar se futja në det ishte e ndaluar për shkak të kushteve të rrezikshme.

Ajo u përpoq të arrinte fëmijët, por u hodh tej nga një rrymë e fortë.  U përpoqën ta “ringjallin” pasi u nxor në breg, por nuk ia dolën, raporoi “Francë 3”.

Sipas medias franceze nuk dihet nëse gruaja i njihte fëmijët.

Dufourmantelle shkroi një sërë shkrimesh dhe një libër mbi rëndësinë e rrezikimit dhe nevojës për të pranuar se ekspozimi ndaj rreziqeve është pjesë e jetës së përditshme. Vdiq duke zbatuar atë që besonte.

/tvklan.al