Një grua në Kinë ka blerë një shtëpi pasi bindi që 20-të e dashurit e saj që t’i blenin nga një iPhone.

Gruaja nga qyteti i Shenzen në Kinën jugore u kishte kërkuar vazhdimisht të dashurve që t’i blinin telefonin inteligjent dhe ata e bënë.

BBC raporton se më pas, ajo i shiti telefonat në një dyqan për celularët të quajtur

Hui Shou Bao

dhe arriti të fitonte 14.000 paund, që më vonë i përdori për të berë një shtëpi në fshat.

Menjëherë pasi u raportua kjo ngjarje, njerëzit filluan të komentonin mbi hashtagun “20 telefonë për një shtëpi”.

“Unë nuk mund të gjej një të dashur. Ajo ka gjetur 20 të dashur në të njëjtën kohë, madje i bindi t’i blinin edhe iPhone 7”

, kishte komentuar dikush.

Të tjerë e akuzuan se ishte treguar e pacipë, ndërsa disa pyetën nëse historia ishte reale ose ndonjë manovër marketingu nga

Hui Shou Bao

.

/tvklan.al