Një grua e cila u shpall e vdekur pas një aksidenti horror me makinë, u gjet gjallë brenda një frigoriferi në morg, disa orë më vonë.

Punonjësit e morgut shtangën kur e nxorën grua nga frigoriferi dhe zbuluan se ajo po merrte ende frymë.

Ajo u shpall gabimisht e vdekur nga punonjësit e ndihmës së shpejtë pas aksidentit, të ndodhu në një rrugë pranë Johannesburg, të Afrikës së Jugut.

Gruaja, e cila kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë, aktualisht ndodhet në spital dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar sesi gabuam punonjësit e ndihmës së shpejtë.

Siç shkruan e përditshmja “Mirror”, punonjësit e morgut i kishin futur nëpër vendet frigoriferike 3 viktimat e aksidentit dhe po plotësonin formularët përkatëse kur një prej tyre shkoi për të kontrolluar trupat.

Duke folur për mediat vendase një burim tha:

“Kur punonjësi nxori trupin e gruas vuri re se ajo po merrte frymë. Punonjësit e ndihmës së shpejtë janë të trajnuar për të përcaktuar vdekjen, jo ne. Nuk e pret kurrë që të hapësh frigoriferin dhe të gjesh dikë gjallë aty. Imagjinoni nëse do të kishin nisur autopsinë dhe ta kishim vrarë?”

Pasi u zbulua nga punonjësit e morgut, gruaja u transferua me urgjencë në spital dhe aktualisht vijon të jetë nën kujdes mjekësor.

/tvklan.al