Arlindi dhe Ueda janë fituesit e edicionit të parë të Love Island Albania në Tv Klan. Ata morën votat e publikut përballë çiftit të dytit finalist Amadea dhe Haris.

Sipas rregullave të patentës, çiftit fitues iu dha secilit të zgjidhnin nga një zarf, ku në njërin ishte dashuria dhe në tjetrin çmimi i madh prej 50 mijë Euro.

Arlindit i ra dashuria, ndërsa Uedës shpërblimi monetar. Por ajo tha se shumën financiare do ta ndajë së bashku me partnerin e saj, Arlindin.

Finalja e madhe u transmetua LIVE në Televizionin Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe katër çiftet finaliste ishin Amadea-Haris, Aleksandros-Erida, Ueda-Arlind dhe Everaldo-Aisha.

Midis dy çifteve Amadea-Haris dhe Ueda-Arlind, fitues u shpall Ueda dhe Arlindi.

Love Island Albania nisi rrugëtimin e tij më 3 Shtator me episodet ditore që u transmetuan çdo ditë në orën 18:20 në Televizionin Klan dhe ‘Prime’ çdo të dielë në orën 21:00 nën drejtimin e Luana Vjollcës./Love Island Albania