Presidenti rus Vladimir Putin kërcënon se do të ndërpresë gazin dhe naftën nëse vendoset çmim i kufizuar nga BE           

Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të ndalojë të gjitha dërgesat e energjisë në Evropë, nëse Brukseli vazhdon me një propozim për të kufizuar çmimin e gazit rus.

Ministrat e Energjisë së BE-së do të mbajnë një takim urgjent të premten për të diskutuar një kufi të çmimit të gazit rus.  Deklarata e Putin erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy raportoi lajme të mira nga fronti afër Kharkiv në lindje, duke thënë se disa vendbanime ishin rimarrë pasi të dyja palët raportuan për luftime të rënda në rajon. 

Një shpërthim në një termocentral pranë Odesës në jug, ndërpreu furnizimin me energji elektrike për 360,000 njerëz. Gjenerali i lartë i Ukrainës paralajmëron për rrezikun e sulmit bërthamor rus

Shefi i lartë ushtarak i Ukrainës ka paralajmëruar për kërcënimin e Rusisë se mund të përdorë  armë bërthamore në Ukrainë, gjë që do të krijonte rrezikun e një konflikti. “Çdo përpjekje ruse për hapa praktikë në përdorimin e armëve bërthamore duhet të parandalohet duke përdorur të gjithë arsenalin e mjeteve në dispozicion të fuqive botërore”, u shpreh Valeriy Zaluzhnyi. 

Forcat ruse gjatë natës qëlluan me raketa dhe artileri të rëndë në qytete në disa rrethe, duke vrarë shtatë civilë, duke plagosur të tjerë dhe duke dëmtuar qindra shtëpi dhe ndërtesa. Ukraina duket se po “imponon presion mbi forcat ruse” në rajonin jugor të Khersonit. Ata shkatërruan një urë në Darivka , një fshat pranë bregut të Detit të Zi.

Ndërkaq nga ana tjetër Bjellorusia ka filluar stërvitjet ushtarake pranë kufirit polak. Stërvitjet synojnë çlirimin e territorit të konfiskuar përkohësisht nga armiku, sipas  ministrisë së mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara akuzuan Moskën për krime lufte duke arrestuar, marrë në pyetje dhe deportuar në mënyrë të paligjshme deri në 1.6 milionë ukrainas, duke përfshirë 1,800 fëmijë.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, ka bërë të ditur se zyrtarët rusë po mbikëqyrin të ashtuquajturat operacione të filtrimit që qëllojnë të identifikojnë individët.

Klan News