Në një shfaqje magjepsëse mali ikonik i Italisë Etna mahniti vizitorët me unazat e vorbullës vullkanike.

Unazat e vorbullës vullkanike janë rrathë natyrorë, pothuajse të përsosura të gazit, të emetuara nga një vullkan në kushte specifike dhe shkencëtarët thonë se mali Etna lëshon më shumë se çdo vullkan tjetër në tokë.

“Asnjë vullkan në tokë nuk prodhon aq shumë unaza avulli sa Etna. Ne e dimë këtë për shumë kohë. Por tani po mposht të gjitha rekordet e mëparshme”, tha Boris Behncke, një vullkanolog në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Katanias.

Ai ka studiuar vullkanin dhe ka jetuar afër tij për 25 vitet e fundit.

Vendasit e kanë quajtur vullkanin Zonja e Unazave për shkak të rrathëve të avullit që ai lëshon.

Ekspertët thonë se unazat e pazakonta janë të padëmshme dhe nuk janë domosdoshmërisht një  shenjë e një shpërthimi të afërt.

Klan News