specatMeshkujt që konsumojnë ushqim pikant kanë nivel të lartë testosteroni.

Ky ka qënë zbulimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Grenoble të cilët studiuan përmbajtjen e ushqimeve pikante dhe nivelin e hormoneve.

Në një shkrim për të përditshmen prestigjoze “The Telegraph” është sqaruar se këto rezultate janë në përputhje me studimin e një sërë sjelljesh tek meshkujt.

Në studim morën pjesë 114 burra të moshës 18 deri 44-vjeç.

Ata provuan ushqime pikante dhe rezultatet treguan se ata që konsumuan nivele të larta ushqimi pikant, kishin nivel të lartë testosteroni.

Hormoni i testosteronit luan një rol të rëndësishëm tek meshkujt. Ai kontrollon rritjen, zhvillimin dhe sundon mbi vrullin e tij seksual.

tvklan.al/K.P