ripsaw

Ky është tanku më Hi-Tech i prodhuar deri më sot. Dhe nuk ka nevojë për drejtues.

Është prototipi i gjeneratës më të fundit të mjeteve ushtarake që po testohet nga ushtria amerikane. Quhet Ripsaw dhe është një tank Dron, që drejtohet me telekomandë nga një distancë deri në 1 km.

Një një të shtypur të butonit, tanku ndërron një gamë të gjerë armatimi, duke nisur nga mitralozët e kalibrave të ndryshëm, e deri tek granatahedhësit automatikë.

Tanku ka një peshë prej 4 tonë dhe arrin një shpejtësi prej 144 km/orë.

Krijuesit e tij synojnë që mjeti të jetë i pari që do të hyjë në fushëbetejë, për të qenë prijës i këmbësorisë apo mjeteve të tjera luftarake, për të minimizuar humbjen e jetëve njerëzore. Por nuk përjashtohet krijimi i një varianti, që mund të transportojë edhe njerëz.

Tv Klan