Boksieri Oleksandr Usyk është shpallur kampion i pakontestueshëm i boksit në botë, në kategorinë e peshës së rëndë, pas fitores që ka shënuar kundër Tyson Furyt, në garën e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, në orët e para të së dielës.

Ai ka shënuar fitore ndonëse në fillim të garës Fury ka qenë në përparësi.

Usyk, 37-vjeçari ukrainas është boksieri parë që mban të katër rripat në periudhën e njëjtë në kategorinë e peshës së rëndë prej epokës së ish-kampionit Lennox Lewis në prill të vitit 2000.

Usyk e ka ndryshuar rrjedhën e lojës në rundin e tetë, duke e lënë Furyn të tronditur nga forca e grushteve.

“Faleminderit shumë.. është mundësi e madhe për mua, familjen time, shtetin tim. Është ditë shumë e mirë”, ka thënë Usyk në lot, në një intervistë pas ndeshjes./REL