Krijohet një vaj si alternative e pesticideve. Prej shumë vitesh tashmë, pesticidet, apo metodat e kontrollit të insekteve të dëmshme për bimët, janë një rrezik për pjesën tjetër te insekteve, që shërbejnë për jetën në tokë, si bletët e fluturat, por edhe për shëndetin e njeriut, pasi shpesh janë substanca toksike.

Një grup kërkimor i Universitet Wageningen në Hollandë ka eksperimentuar një teknikë të re që mund të zgjidhë këtë problematikë, duke krijuar një përzierje vajrash vegjetale dhe uji, që është në gjendje të mbrojë bimët nga insektet e dëmshme.

Në formulimin e vajit kanë marrë shkas nga struktura specifike të pranishme në disa llojë bimësh, dhe ka rezultuar se ishte efikase në provat e kryera më tej.

Mjafton të sprucohet dhe e mban efektin për shumë ditë, pa lejuar që të sulmohet bima nga asgjë, duke ruajtur strukturën e saj të shëndetshme.

Klan News