Izraeli ka liruar një vajzë 12 – vjeçare palestineze e cila u arrestua në afërsi të një vendbanimi hebraik, pasi ishte e armatosur me thikë.

Dima al-Waëi ka kaluar më shumë se dy muaj në burg pas sulmit të mbetur në tentativë.

E reja iu dorëzuar autoriteteve palestineze në pikën e kalimit Tulkarem në Bregun Perëndimor./tvklan.al