BobbiVajza e Whitney Huston ndodhet në gjendje kome, pasi u gjet pa ndjenja në vaskë mbrëmjen e së shtunës.

Bobbi Kristina Brown u gjet në tualetin e shtëpisë së saj nga bashkëshorti, Nick Gordon.

Ende nuk dihen detaje rreth gjendjes së saj.

Një burim i tha CNN se hetuesit nuk kanë arritur të vërtetojnë nëse shkaku ishte si pasojë i konsumimit të alkoolit apo lëndëve narkotike.

Zëdhënësja e policisë vuri në dukje gjatë deklaratës së edhe nëna e Bobbi-t, Whitney Huston kur ndërroi jetë u gjend në të njejtën mënyrë, pa ndjenja në vaskë, në Berveryl Hilton.

tvklan.al