Në këtë periudhë pandemie, mbajtja e maskës në fytyrë është gjëja më e mençur dhe e duhur që duhet të bëjë gjithësecili prej nesh, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Shumë vende të botës e kanë bërë përdorimin e maskave të detyrueshme si në ambjente të mbyllura, ashtu edhe në ambjente të hapurave.

Disa prej nesh na është bërë zakon vendosja e maskave, por disa të tjerë mund të harrojnë ose e neglizhojnë, siç ka qenë rasti i Cristiano Ronaldos.

Mbrëmjen e djeshme, Portugalia ka luajur me Kroacinë në Ligën e Kombeve, por për shkak të një problemi që Ronaldo ka pësuar në këmbë, ai nuk mund të ishte pjesë e formacionit.

Futbollisti e ndoqi ndeshjen nga stolat e tifozëve duke i dhënë mbështetjen e tij skuadrës. Ai kishte harruar të vendoste maskën dhe për këtë arsye një nga vajzat e stafit i afrohet pranë, për t’i tërhequr vëmendje dhe për t’i kërkuar të vendosë maskën.

Nga pamjet e kapura, Ronaldo shihet se ka qenë i gatshëm të pranonte kërkesën e vajzës dhe e ka vendosur menjëherë.

Ky moment është bërë virale në rrjetet sociale në të gjithë botën. /tvklan.al