70% e të rinjve në Fakultetin Mjekësisë dentare të vaksinuar

Procesi i vaksinimit të studentëve në mjedisit universitare do të vijojë edhe gjatë kësaj jave. Fakulteti i Stomatologjisë është një prej tyre ku interesi i studentëve për t’u vaksinuar është tejet i lartë.

Ky fakultet ka 850 studentë dhe rreth 600  prej  tyre janë të vaksinuar. Shumica e kanë kryer kohë me parë vaksinën ndërsa një pjesë e vogël e kanë injektuar atë në javën e intensive të dedikuar studentëve në auditorë.

“Minimalisht janë bërë diku tek 10 vaksinim në ditë,  gjatë javës së kaloi janë vaksinuar rreth 40 vetëm në pikën tonë, ka patur interes nga ana e studentëve , gjatë ditëve në vijim është shtuar interesimi i tyre dhe është arritur një shifër rreth 70% që është e vaksinuar”.

Pasaporta e vaksinimit është i vetmi dokument që ju mundëson studentëve të Fakultetit të Mjekësisë dentare praninë fizike në auditorë, ndaj ajo ju kërkohet që në hyrje.

Në të gjitha fakultetet e vendit pikat e vaksinimit janë të hapura e paralelisht me to studentët mund të injektojnë vaksinën edhe pranë poliklinikave apo qendrat masive të vaksinimit.

Tv Klan