“Vallëzim në fund të vitit” është koncerti i madh festiv që producentët e njohur, Vera Grabocka dhe Ardit Gjebrea sëbashku me Televizionin Klan, kanë vendorsur të ndajnë me publikun shqiptar. Një mbrëmje magjike si ajo e 27 dhjetorit do të ngjisë në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve 3 emra të njohur të muzikës shqiptare, një pjesë e të cilëve ka një karrierë artistike jashtë Shqipërisë. Elsa Lila, Vikena Kamenica dhe violinist Olen Çezari premtojnë një mbrëmje të paharrueshme në fund të vitit.
Gazetarja: Rivini sërish tani prag Krishlindjeje dhe Vtit të Ri për të kaluar një pjesë te kohes suaj në Tiranë, është një Koncert shume i pritur nga publiku, shumë i rëndësishëm , ç’mund të na thoni ju, opinonet tuaja për të?
Elsa Lila: “Jam shumë e lumture, sepse nuk e kisha bërë asnjëherë, nuk kisha marrë asnjëherë pjesë në një koncer të fundvitit, pastaj do të jem aty me dy kolegë shumë të këndhsëm, Vikena Kamenicën dhe Olen Çezarin, pastaj do të jetë orkestra sinfonike e drejtuar nga Ermir Krantja ,për mua është emocion shumë i madh të këndoj, besoj për herë të parë, në një orkesëer dal vivo dhe është vërtet emocion që tani ndodhem në prova dhe janë herët e para që po i kalojmë këngët bashkë dhe është vërtet shumë bukur, imagjino që ne skenë do të jetë akoma më emocionuese. Jam shumë e kënaqur”.
Gazetarja: Elsa është gjithmonë kënaqsi të të kemi në Tiranë, kësaj here, sa do të rrini në Tiranë?
Elsa Lila: “Vitin e Ri do të më duhet ta kaloj në Itali, kështu që kur të mbaroj këtë Koncert më duhet të rikthehem, me keqardhje por duhet të kthehem”.
Gazetarja: Të urojmë shumë sukses!
Elsa lila: “Faleminderit, gëzuar!”.
Vikena Kamenica: “Është një kënaqësi sepse flasim për një koncert të madh, që do të jepet natën e Vitit të Ri, që i përket Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Një program ndryshe, një atmosferë ndryshe, gjithmonë kënaqësia më e madhe për mua që luaj përsëri me filarmoninë dhe maestro Ermir Krantja. Qendroj te dashurite e mia të vjetra, që të këndoj gjithmonë me orkestër të madhe, aty ndihem, aty mbushem shumë”./tvklan.al